Haxhiu anulon provimin e kontestuar të noterisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka anuluar provimin e kontestuar të noterisë, që ka mbetur në gjysmë nga qeveria e shkuar.

Në një konferencë për media ajo ka thënë se ka vendosur të mos vazhdojë me procesin e përzgjedhjes së noterëve të rinj. Sipas saj, ky proces nuk mund të shtyhet përpara për shkak të mungesës së ligjshmërisë dhe transparencës.

Pika e dytë e këtij vendimit, sipas saj, precizon që Ministria e Drejtësisë t’ua kthejë paratë kandidatëve që i kanë paguar për këtë proces.

Përveç kësaj, Haxhiu ka shfuqizuar vendimin e ish-ministrit për emërimin e komisionit për zgjedhjen e noterëve. Anëtarët e këtij komisioni kanë pasur mandat trevjeçar.

Haxhiu e ka quajtur këtë proces të komprimentuar. Ajo ka thënë se konkursi për zgjedhjen e noterëve do të shpallet shumë shpejt për shkak se siç ka thënë ajo nuk do të lejohet të vazhdohet monopoli në këtë fushë.

Në qershor të 2019-s, provimin me shkrim për noterë të rinj e kishin kaluar së paku 50 kandidatë që ishin të afërm me njerëzit në politikë. Pavarësisht reagimeve të shumta, ish-ministri Abelard Tahiri kishte vazhduar përpara me procesin.

Share This Article