Haxhiu: Me rrëzimin e Qeverisë Kurti është përdhosur vullneti i qytetarëve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Anëtarja e Kryesisë së LVV-së, Albulena Haxhiu, ka folur para mediave në njëvjetorin e zgjedhjeve të gjashtë tetorit.

Haxhiu ka thënë se atë ditë LVV-ja ka marrë mbështetjen më të madhe nga qytetarët për Albin Kurtin kryeministër.

“Kandidati jonë për kryeministër Albin Kurti mori mbështetjen më të madhe të qytetarëve sepse qytetarët e donin Albin Kurtin kryeministër. Qytetarët kërkuan ndryshimin e madh, votuan për ndryshimet rrënjësore që e ndryshuan vendin”, ka thënë ish-ministrja e Drejtësisë.

Para mediave, Haxhiu ka thënë se qytetarët kanë votuar kundër atyre që kanë keqpërdorur pozitat.

“Votuan kundër atyre që keqpërdorën pozitat. Me gjithë pengesat në rrugë ne bëjmë gjithçka që të jetësojmë vullnetin e qytetarëve por ky vullnet u shkel dhe u përdhos. Ne dëshmuam se shteti mund të çlirohet nga kapësit, dëshmuam se një Qeveri me legjitimitet menaxhon suksesshëm një pandemi”, ka thënë ai. 

Share This Article