Haxhiu: Nuk e diskutojmë mundsinë për koalicion me PDK-në

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Anëtarja e Kryesisë së VV-së, Albulena Haxhiu tha se as që e kanë diskutuar në parti se a do të mund të kenë koalicion me PDK-në, LDK-në, apo AAK-në.

Ajo tha se ende nuk kanë vendosur se a do të kenë bashkëpunim me Vjosa Osmanin, para apo pas zgjedhjeve.

“Ende nuk e kemi vendosur se a do të kemi para apo pas koalicion me zonjën Osmanin”, tha Haxhiu në Kanal10.

Ndërsa bëri të ditur se nëse nuk i kanë votat e mjaftueshme, atëherë pas zgjedhjeve synimi i tyre është të diskutojnë mundësinë për koalicion me grupet që i përfaqësojnë pakicat në Kuvend. 

Share This Article