Haziri: Ka mbetur vetëm çështja e kryeparlamentarit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se kandidatja për kryeministre nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, mund të jetë kryetare e Kuvendit të Kosovës për një vit.

“Presidenti është çështje e mbyllur, por ka mbetur vetëm çështja e kryeparlamentarit. E Vjosa Osmani ka mundësi të jetë kryetare e Kuvendit për një vit”, ka thënë Haziri në T7.

Ai ka thënë se lidhja e koalicionit me VV-në ende ka mundësi të ndodhë para datës 4 shkurt, pasi sipas tij, arritja e një marrëveshje për bashkëqeverisje është i vështirë, por jo i pamundur.

Ai tutje ka shpjeguar edhe problemet që qëndrojnë si pengesë për lidhjen e këtij koalicioni. “Ka probleme me ndarjen e përgjegjësisë. E kemi vendosur standardin se partia që fiton e ka kryeministrin. VV gaboi kur e hodhi në votim kryeparlamentarin, por edhe ne me votimin bllanko të tij”, tha Haziri.

Ai më tej ka pohuar se pozicioni i LDK-së është i konfirmuar me letrën e 8 janarit, kurse Vetëvendosje është në pozitën e 26 dhjetorit.

Haziri ka sqaruar se LDK e she koalicionin vetëm më VV-në, pasi vijë të kuqe ka me PDK-së, kurse një qeverisje me AAK-në dhe Nismën nuk do të funksiononte.

Duke folur për zgjedhjen e Presidentit, ai ka thënë se në situatën më ideale, për pozitën e presidentit do t’i kishin 76 vota të deputetë në Kuvend.

Haziri ka pohuar se LDK ka me vepruar unike edhe për koalicion, edhe për veprimin ndryshe.

Share This Article