Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka bërë thirrje për heqje të taksës.
Ai përmes një postimi në rrjetin social Twitter ka shkruar se vendimet e vështira e bëjnë një udhëheqës të suksesshëm.
Tutje Haziri ka shtuar se këto vendime mund të mos jenë të duhura tash, por se janë të domosdoshme për të ardhmen.
Ai ka thënë se është koha për ta hequr tarifën.
“Vlerësimet e reciprocitetit shkojnë paralelisht. Koha për vendime të vështira por të nevojshme”, ka shkruar ai.