Haziri: LDK-ja kërkon pushtet të balancuar, nuk heq dorë nga kryeparlamentari

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, tha se bisedimet me Vetëvendosjen kanë zgjatur, por jo sa ka zgjatur certifikimi i zgjedhjeve të 6 tetorit.

”Pritjet kanë qenë se bisedimet do të kryhen shpejt dhe do të kemi marrëveshje me Vetëvendosjen. Sot e tutje kanë mbetur pak ditë deri më 4 shkurt, pjesa më madhe e marrëveshjes është kryer, por duhet të ketë ndarje të drejt, sipas formulës sonë të LDK-së, të 8 janarit. Roli jonë duhet të jetë i barazvlefshëm dhe se VV duhet ta shoh LDK-në, pjesë e marrëveshjes”, tha ai sot për televizionin publik.

Haziri tha se LDK-ja insiston të ketë kryetarin e Kuvendit të Kosovës.

“Ne kërkojmë zbatim të marrëveshjes politike, ne e shohim kështu. Ne kemi votuar Glauk Konjufcën, pasi që ne kishim dhënë fjalën, nëse dikush ka dashur të na sprovoj ne kemi dëshmuar atë”, tha ai.

Sipas tij LDK-ja e ka bërë të qartë, ose shkon me VV në qeveri ose shkon në opozitë.

“Zgjedhjet nuk janë zgjidhje”, tha ai.

Share This Article