Haziri: Nuk është problem i LDK-së nëse Kurti s’mund ta bëjë Qeverinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Deputeti i LDK-së, Lufti Haziri ka thënë se situata është e njëjtë dhe se mungesa e një vullneti politik për të gjet një zgjidhje të shpejtë politike është bërë e pavlefshme me përmend.

“Jemi vonë, është bërë neveritëse për qytetarët dhe vetë neve. Ka rrugë e mundësi që duhen mu shtjerr deri në fund. Për LDK-në nuk ka të bëjë emri i përveçëm por parimi që konstituimi të finalizohet, dhe një marrëveshje politike është përtej urgjencës sepse Kosova është në krizë politike”, tha Haziri.

Ai shtoi se mirëmbajtja dhe kujdestaria në Qeveri edhe ashtu me probleme, e bënë këtë vend me pauzu shumë poshtë.

Haziri tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti nuk po punon për zhbllokim të Kuvendit.

“Nëse i duhet zonja Haxhiu si arsyetim për shkak se nuk po mundet me ndërtu qeverinë, është problem i tyre jo i yni”, tha Haziri, duke shtuar se Kurti ka bërë fushatë negative dhe ka lënduar kolektivisht. /Telegrafi/

Share This Article