Haziri shpall ditë zie të dielën në Gjilan

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka njoftuar se ka shapllur gjendje zie në Gjilan.

Kjo për shkak se sot janë konfirmuar tri vdekje nga koronavirusi në Gjilan, ditë të cilën Haziri e konsideron ditë morti për Gjilanin.

Ai u shprehu ngushëllime familjeve që humbën të afërmit e tyre.

Dita 19 korrik e vitit 2020 do të jetë ditë zie në Gjilan.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Hazirit.

Ditë morti për Gjilanin. Me shqetësim e morëm lajmin për humbjen e betejes me #COVID19 të pacientit A.Z. (1974), duke u bërë viktima e tretë sot dhe e teta në total. Ngushëllimet më të sinqerta familjeve. Për nder të tyre, të dielën, 19 korrik 2020, kam shpall ditë zie. Gjilani nuk është i njëjtë pa ju!

Share This Article