Udhëtarët po përballen me një ditë të dytë kaosi në disa aeroporte evropiane, përfshirë Heathrow-n, pas një sulmi kibernetik që ka nxjerrë jashtë funksioni sistemin e check-in-it dhe bagazheve.
Të shtunën pati qindra vonesa pasi softueri i përdorur nga disa linja ajrore dështoi, duke detyruar aeroportet e prekura të bordin pasagjerët me shkrim manual.
Aeroporti i Brukselit deklaroi se ende nuk ka një afat se kur sistemi do të rikthehet në punë dhe u ka kërkuar linjave ajrore të anulojnë gjysmën e fluturimeve dalëse.
Kompania RTX, pronare e ofruesit të softuerit Collins Aerospace, konfirmoi se është “në dijeni të një ndërprerjeje të lidhur me sigurinë kibernetike” në disa aeroporte dhe po punon për ta zgjidhur sa më shpejt. Ajo identifikoi softuerin Muse si shkakun e problemit – një platformë që lejon linja të ndryshme ajrore të përdorin të njëjtat sportele check-in dhe porta imbarkimi.
Ende nuk është zbuluar se çfarë shkaktoi defektin dhe sa do të zgjasë, por kompania njoftoi se do të japë detaje sapo të jenë në dispozicion.
Në një deklaratë të së dielës, Heathrow tha se përpjekjet për zgjidhjen e problemit po vijojnë dhe kërkoi ndjesë për pasagjerët e prekur nga vonesat, duke theksuar se “shumica e fluturimeve kanë vazhduar të operojnë”. Pasagjerët u këshilluan të kontrollojnë statusin e fluturimit përpara se të udhëtojnë dhe të mbërrijnë në kohë në aeroport.
Sipas BBC, British Airways ka operuar normalisht duke përdorur një sistem rezervë, por shumica e linjave të tjera ajrore që shërbejnë në Heathrow janë ndikuar nga ndërprerja.
Të dhënat e kompanisë Cirium tregojnë se të dielën janë regjistruar më shumë anulime në Heathrow, Berlin dhe Bruksel se gjatë gjithë së shtunës, edhe pse jo të gjitha lidhen drejtpërdrejt me sulmin kibernetik.
Të shtunën u krijuan radhë disaorëshe dhe rreth 47% e fluturimeve nga Heathrow u vonuan, sipas shërbimit të gjurmimit të fluturimeve FlightAware. Aeroporti vendosi staf shtesë në zonat e check-in-it për të minimizuar problemet për pasagjerët.