“Hebrenjtë u bënë objektiv sulmi nga nazistët për shkak të rolit të tyre social”, SHBA, BE kritikojnë komentet për Holokaustin të liderit palestinez

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
Palestinian President Mahmoud Abbas attends a meeting with Chinese Premier Li Qiang (not pictured) at the Great Hall of the People in Beijing on June 15, 2023. Jade Gao/Pool via REUTERS

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kritikuan të enjten komentet e bëra nga Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, për persekutimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe antisemitizmin.

Shërbimi diplomatik i Bashkimit Evropian qarkulloi një deklaratë ku thuhet se komentet e 87-vjeçarit Abbas të bëra në fund të gushtit gjatë një takimi të Këshillit Revolucionar të Lëvizjes së tij politike Fatah, janë “false dhe mashtrim flagrant”.

Në komentet e tij, zoti Abbas tha se hebrenjtë u bënë objektiv sulmi nga Gjermania naziste për shkak të “rolit të tyre social” dhe jo besimit. Zoti Abbas ka shkaktuar vazhdimisht zemërimin e komunitetit ndërkombëtar me komentet për Holokaustin, gjatë të cilit nazistët vranë rreth 6 milionë hebrenj, së bashku me pjesëtarë të komuniteteve si romët, personat me paaftësi dhe ata nga pakicat seksuale dhe gjinore.

Në deklaratë, zëdhënësi për çështjet e jashtme të Bashkimit Evropian, që është një ndër donatorët kryesorë të Autoritetit Palestinez, i quajti komentet “një fyerje për miliona viktimat e Holokaustit dhe familjarët e tyre”.

Autoriteti Palestinez ushtron vetëqeverisje të kufizuar në territorin e pushtuar nga Izraeli gjatë Luftës së Lindjes së Mesme të vitit 1967, ku palestinezët duan të krijojnë një shtet të pavarur.

Komentet e zotit Abbas u dënuan edhe nga ambasadori i Gjermanisë në Izrael, Steffen Seibert, i cili u shpreh nëpërmjet një mesazhi në platformën X: “Palestinezët meritojnë të dëgjojnë të vërtetën nga udhëheqësi i tyre, jo shtrembërime të tilla”.

Share This Article