Biznesmeni dhe publicisti shqiptar, Helidon Kastrati ka reaguar ndaj neglizhencës së Qeverisë shqiptare dhe disa bizneseve hoteliere në Shqipëri, të cilët pas tërmetit që ka goditur Shqipërinë kanë ngritur çmimet e hoteleve.
Kastrati thotë se duhet marrë shembull Kosovën, që është për t’u përgëzuar, ku çdo gjë e ofron falas.
“Rruga e Kombit nga ku vijnë ato fonde e ndihma është me pagesë! TURP! Jo kaq, por akoma më turp dhe atyre hoteleve që kanë rritur çmimin në Korçë, Pogradec, e gjetkë. Kurse e kundërta ndodh me Kosovën, që është për t’u përgëzuar! Gjithçka FALAS, në çdo hotel, edhe në ato me 5*”, ka theksuar Kastrati.
Reagimi i plotë i Kastratit:
Megjithëse jemi në Ditë zie dhe emergjence … çfarë bënë qeveria ?
Rruga e Kombit nga ku vijnë ato fonde e ndihma është me pagesë! TURP! Jo kaq, por akoma më turp dhe atyre hoteleve që kanë rritur çmimin në Korçë, Pogradec, e gjetkë. Kurse e kundërta ndodh me Kosovën, që është për t’u përgëzuar! Gjithçka FALAS, në çdo hotel, edhe në ato me 5* .
Fola dhe dje në ALB UK TV, duhet një plan emergjence dhe një buxhet urgjent nga Qeveria, sepse buxhete për ministri diaspore FALLCO kemi pare plot duke vjedhur nga buxheti shtetit deri 3% . Kurse Buxheti për Siguri Nacionale për të qenë në NATO është 1.5% .
Zgjohu popull e mos rri duar kryq!!!