Helikopterët ukrainas godasin me raketa pozicionet e rusëve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Forcat ajrore të Ukrainës kanë kryer një sulm të mirë organizuar mbi pozicionet e ushtrisë ruse.

Me helikopterët e armatosur me raketa të ndryshme, pilotët ia mësynë vijës së frontit, ku janë të stacionuar një numër i madh i forcave pushtuese.

Helikopterët luftarakë shkrepën dhjetëra raketa mbi pozicionet e rusëve në një zonë të gjelbëruar.

Madje në fillim të videos shihen helikopterët të armatosur me raketa dhe mitraloza të kalibrit të madh, të cilët vazhdimisht shkrepnin breshëri plumbash.

Pamjet janë realizuar nga brendësia e kabinave të helikopterëve, kurse ukrainasit sot kanë arritur që me një raketë me rreze të gjatë veprimi të rrëzojnë një helikopter të rusëve.

Publikuan edhe pamjet e momentit, kur raketa shkrepet nga toka dhe pas një rrugëtimi relativisht të gjatë godet në ajër helikopterin e rusëve.

Share This Article