Helikopteri ambulancë rrëzohet në mes të autostradës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një helikopter mjekësor është rrëzuar në një pjesë të ngarkuar me trafik të autostradës “50th Avenue” në Sacramento të Kalifornis.

Aksidenti ajror ndodhi mbrëmjen e kaluar dhe sipas raportimeve la të plagosur  tre persona, megjithëse nuk kishte pacientë në bord në momentin e fluturimit.

Të mbijetuarit u dërguan në spital për trajtim, tha kryebashkiaku i Sacramentos Kevin Mccarthy në një postim në ‘X’ pasi avioni u rrëzua në një nga rrugët kryesore të qytetit.

Jemi duke përcaktuar detajet e situatës, si dhe gjendjen e ekuipazhit, të cilët u transportuan në spitalet e zonës“, tha kompania REACH për Reuters. Kompania ofron shërbime për pacientë në gjendje kritike dhe të plagosur në të gjithë Shtetet e Bashkuara perëndimore.

Raportet e hershme, duke cituar të dhëna nga sistemi i gjurmimit të fluturimit, sugjerojnë se helikopteri sapo ishte ngritur nga Qendra Mjekësore UC Davis.

Mbetet e paqartë se kush ishte në bord të avionit dhe shkaku i saktë i rrëzimit është aktualisht nën hetim. 

Share This Article