• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Saturday, August 23, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
Helmimi i Navalny-t dhe gazsjellësi rus “Nord Stream 2”

Helmimi i Navalny-t dhe gazsjellësi rus “Nord Stream 2”

by albnews
3 September, 2020
in Bota
0
4
VIEWS

Politikanë e diplomatë gjermanë kërkuan të enjten që Evropa t’i japë një përgjigje Rusisë pas helmimit të kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny me agjentin nervor Novichok, përgjigje që siç thanë ata duhet të përfshinte edhe gazsjellësin Nord Stream 2. Kancelarja Merkel tha se ajo priste që Moska t’u bashkohej përpjekjeve për të hedhur dritë mbi atë që ndodhi. Ajo tha se Gjermania do të konsultohej me aleatët e saj të NATO-s duke mos përjashtuar mundësinë e sanksioneve të reja Perëndimore ndaj Rusisë.

Udhëheqësi i Bashkimit Social-Kristian (CSU) dhe Kryeministri i Shtetit të Bavarisë, Markus Soeder tha se ai mbështeste kursin aktual të kancelares Angela Merkel dhe shtoi se Evropa duhej të dilte me një “përgjigje inteligjente, afatgjatë dhe të unifikuar”.

“Lajmi që morëm dje ishte i tmerrshëm. Ne mbështesim kursin e ndjekur nga kancelarja e cila do të kërkojë përgjigje të qartë dhe të unifikuar nga Evropa. Mendoj se është e rëndësishme që Evropa të punojë së bashku. Kjo nuk do të ndodhë brenda natës pasi kërkohet një përgjigje inteligjente, e unifikuar dhe afatgjatë evropiane. Mendoj se kjo është gjëja më e rëndësishme“, tha ai.

Për sa i takon gazsjellësit Nord Stream 2, zoti Soeder tha se kjo çështje nuk i takonte këtij shteti duke qenë një projekt i sektorit privat, por ai shtoi se Gjermania duhej t’u qëndrojë besnike vlerave të saj.

“Në lidhje me Nord Stream-in ky nuk është vendimi i shtetit, përkundrazi është kryesisht një vendim ekonomik i sektorit privat. Sipas mendimit tim, në këtë moment një gjë nuk ka të bëjë me tjetrën. Në të njëjtën kohë hedh hije dyshimi mbi projektin, por ne duhet të hedhim hapat e parë e të qartësojmë çështjet diplomatike e politike. Diplomacia jonë ndërkombëtare ka si përparësi ruajtjen e ekuilibrit të duhur. Ka interesa të cilat po vihen në diskutim, por ne gjithashtu kemi vlera të cilave u përmbahemi, të cilat sigurisht po sfidohen për momentin“, shtoi ai.

Në një reagim të saj mbi ngjarjen Kancelarja Merkel tha se priste që Moska t’u bashkohej përpjekjeve për të zbardhur atë që ndodhi. Gjermania tha ajo do të konsultohej me aleatët e saj të NATO-s mbi përgjigjen, duke mos përjashtuar mundësinë e sanksioneve të reja Perëndimore ndaj Rusisë.

Gazsjellësi 1,230 kilometra i gjatë që vjen nga Rusia në Gjermani, i projektuar nga kompania ruse “Gazprom”, sipas planeve paraprake që do të niste punën në gjysmën e parë të vitit 2020. Në janar 2020 Presidenti rus Vladimir Putin tha se shpresonte që gazjellësi Nord Stream 2, i cili do të çojë gazin rus në Evropë duke shmangur kalimin tranzit nëpër Ukrainë, do të përfundojë në fund të vitit ose në tremujorin e parë të 2021, kjo pasi sanksionet e vendosura nga Shtetet e Bashkuara vonuan ndërtimin e tij. Nord Stream 2 është përballur me kundërshtime politike nga Uashingtoni, Ukraina dhe Polonia, këto të fundit të ashtuquajtura vende tranzit për gazsjellësin në rrugëtimin e tij drejt konsumatorëve në Evropën Perëndimore. Administrata e Presidentit Trump e ka kundërshtuar projektin me arsyetimin se ai do të forconte kontrollin ekonomik të Rusisë mbi Evropën.

Aktualisht udhëheqësi i opozitës ruse Aleksei Navalny ndodhet në repartin e kujdesit intensiv në një spital të Berlinit. Qeverisë gjermane njoftoi të mërkurën se një laborator ushtarak prodhoi “prova të qarta” se ai ishte helmuar me agjentin nervor të periudhës sovjetike, Novichok. Moska e ka mohuar përfshirjen në helmimin e zotit Navalny, një kritik i vjetër i udhëheqësit të Kremlinit Vladimir Putin. Ministria e jashtme ruse tha se pohimi i Gjermanisë nuk mbështetej me prova.

Wolfgang Ischinger, kryetari i Konferencës së Sigurisë së Mynihut dhe ish-ambasador i Gjermanisë në Uashington, mbështeti idenë e një përgjigje të përbashkët të BE-së dhe NATO-s dhe tha se veprime më të buta, si dëbimet e diplomatëve, mund të mos mjaftojnë./VOA

Previous Post

Lituani, trupa të SHBA në kufirin me Bjellorusinë

Next Post

Ministri serb Sinisha Mali: Në tryezën e bisedimeve edhe njohja e ndërsjellë Kosovë – Serbi

albnews

albnews

Related Posts

Gjeneral i lartë shkarkohet pasi raportoi për dëmet në Iran, duke zemëruar Trumpin
Bota

Gjeneral i lartë shkarkohet pasi raportoi për dëmet në Iran, duke zemëruar Trumpin

23 August, 2025
Aeroplani spiun rus shfaqet pranë Alaskës – amerikanët ngritën në ajër F-16
Bota

Aeroplani spiun rus shfaqet pranë Alaskës – amerikanët ngritën në ajër F-16

22 August, 2025
Dokumentet e deklasifikuara amerikane/ Zbulohet biseda, një vit pas sulmeve ndaj Serbisë, Clinton ishte gati ta pranonte Rusinë në NATO. Premtimi për Putinin
Bota

Dokumentet e deklasifikuara amerikane/ Zbulohet biseda, një vit pas sulmeve ndaj Serbisë, Clinton ishte gati ta pranonte Rusinë në NATO. Premtimi për Putinin

22 August, 2025
Next Post
Ministri serb Sinisha Mali: Në tryezën e bisedimeve edhe njohja e ndërsjellë Kosovë – Serbi

Ministri serb Sinisha Mali: Në tryezën e bisedimeve edhe njohja e ndërsjellë Kosovë – Serbi

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Arratisja e Havzi Nelës dhe letra që la në kufi në natën e 26 prillit 1967

Arratisja e Havzi Nelës dhe letra që la në kufi në natën e 26 prillit 1967

24 July, 2025
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Gjeneral i lartë shkarkohet pasi raportoi për dëmet në Iran, duke zemëruar Trumpin

Gjeneral i lartë shkarkohet pasi raportoi për dëmet në Iran, duke zemëruar Trumpin

23 August, 2025
“Mendova se dikush po bënte shaka”, Granit Xhaka tregon se u telefonua nga pronari i Sunderlandit në orët e vona

“Mendova se dikush po bënte shaka”, Granit Xhaka tregon se u telefonua nga pronari i Sunderlandit në orët e vona

22 August, 2025
Pasionin apo të ardhurat? Degët e “IT” më të kërkuarat nga të rinjtë, lënë pas mjekësinë dhe ekonomikun

Pasionin apo të ardhurat? Degët e “IT” më të kërkuarat nga të rinjtë, lënë pas mjekësinë dhe ekonomikun

22 August, 2025
Denoncon Berisha: Narkoregjimi i Ramës ka marrë peng shtatoren e Ibrahim Rugovës, e mban në magazina prej 5 vitesh

Denoncon Berisha: Narkoregjimi i Ramës ka marrë peng shtatoren e Ibrahim Rugovës, e mban në magazina prej 5 vitesh

22 August, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    5784 shares
    Share 2314 Tweet 1446
  • Arratisja e Havzi Nelës dhe letra që la në kufi në natën e 26 prillit 1967

    2950 shares
    Share 1180 Tweet 738
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2854 shares
    Share 1142 Tweet 714
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    2080 shares
    Share 832 Tweet 520
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1918 shares
    Share 767 Tweet 480
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM