Helmohen 25 nxënës në një shkollë në Fier

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Helmohen 25 nxënës të një gjimnazi “Janar Kilica” në Fier. Ata kanë qenë në mësim kur kanë shfaqur probleme me frymëmarrjen, shenja helmimi dhe të vjella.

Ata janë nisur me urgjencë drejt spitalit dhe janë duke marrë ndihmën e parë mjekësore. Ka pasur një situatë shumë të tensionuar në shkollë dhe në spital.

Gjimnazistët merrnin në telefon duke shfaqur dobësi dhe probleme në frymëmarrje. Mjekët bëjnë me dije se situata është në kontroll dhe nxënësit janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, që policia ndodhet brenda spitalit duke u munduar që të stabilizojë gjendjen. Akoma nuk dihen shkaqet e helmimit, por dyshohet se vetë nxënësit mund të kenë hedhur diçka.

Disa ditë më parë këta nxënës u helmuan duke shfaqur të njëjtat simptoma. Prokuroria ka nisur hetimet për zbardhjen e shkakut të helmimit.

Share This Article