“Help Turkey” po konsiderohet si fyerje për presidentin dhe shtetin, prokuroria nis hetimet

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zyra e Prokurorit Publik të Ankarasë nisi një hetim rreth postimeve që kërkonin ndihmë për Turqinë – Help Turkey.

Turqia javën e fundit po ballafaqohet me zjarre të mëdha dhe shumë njerëz e personalitete të njohura të sfera të ndryshme të jetës kanë kërkuar ndihmë prej vendeve të ndryshme.

Në deklaratën e Zyrës së Kryeprokurorit Publik të Ankarasë, e cila hapi një hetim për mesazhin, u tha se si rezultat i ekzaminimeve teknike dhe hetimeve, u përcaktua se disa individë dhe grupe po përpiqeshin të “krijonin ankth, frikë dhe panik në mesin e publikut dhe të poshtëronin shtetin dhe qeverinë e presidentit të Republikës së Turqisë”, raporton trt.

“Po thërrasim të gjitha vendet që mund të na ndihmojnë. Ne jemi të shkatërruar dhe të shkretuar nga 112 zjarre. Ato që ne nuk mund t’i ndalojmë janë akoma shumë të forta. Ne nuk kemi mjaftueshëm avionë zjarrfikës për ta fikur zjarrin. Kemi humbur 8 persona, kaq shumë kafshë dhe pyjet tona. Ju lutemi na ndihmoni!!!!! Ne kemi nevojë për aeroplanë urgjentisht. Ne kemi vetëm 1 Botë. Ndihmojeni Turqinë!”, kjo është thirrja që kanë shpërndarë personalitetet e njohura në Turqi.

U theksua se me llogaritë në fjalë, qarkulluan përmbajtje joreale që shkaktuan ndotje të informacionit në lidhje me zjarrin, dhe një atmosferë kaosi u përpoq të krijohej duke provokuar përdoruesit e mediave sociale që ishin të ndjeshëm ndaj kësaj teme.

U shpjegua se propaganda e organizatave terroriste u krye me metoda të ngjashme mbi këto llogari, një strategji e shumëfishtë teksa në plan të parë kishte dezinformimin e publikut.

Ndryshe, shumë personalitete të artit dhe kulturës turke janë përfshirë në shpërndarjen e mesazhit, ku në mesin e tyre janë edhe modelja shqiptare, Almeda Abazi. 

/Telegrafi/

Share This Article