Hëngrën e pinë në tre restorante, çifti britanik “ia mbath” pa paguar faturën: S’na pëlqeu ushqimi  

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një çift britanik janë kthyer kryefjalë në mediet greke. Kjo për faktin se pasi kanë ngrënë në një restorant në Kretë, kanë ikur pa paguar faturën me pretendimin se nuk iu ka pëlqyer ushqimi.

Sipas asaj që shkruan Protothema.gr çifti bëri të njëjtin gjest në të paktën tre lokale në  fshatin Koutouloufari në ishullin grek.

Fotoja e turistëve është postuar në një grup në Facebook, nga një anëtar i acaruar i stafit të një prej bizneseve, duke paralajmëruar bizneset e tjera që të mos binin pre e tyre, taktikë kjo që e kanë ndjekur në tre taverna.

Kujtojmë se një rast i ngjashëm ndodhi dhe në vendin tonë pak javë më parë, ku një grup turistësh italianë darkuan në një restorant në Berat dhe ikën pa paguar faturën.

Share This Article