Heqja e flamurit kombëtar në Koshare, shqiptarët largojnë flamurin serb në Leposaviq

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Flamuri kombëtar u largua para pak ditësh nga Kulla e Vrojtimit në Koshare, nga një prift serb. Dy kosovarë i janë kundërpërgjigjur atij, duke e larguar flamurin serb në Leposaviq.

Nuhi Bashota dhe Florim Morina kanë shkuar të shtunën në Leposaviq, për ta larguar flamurin serb.

Këtë e kanë bërë të ditur vetë ata, përmes një postimi në Facebook.

“S’më la ndërgjegjja pa iu përgjigjur priftit serb, shkova ne Leposaviq dhe ua hoqa flamurin e çetnikëve serb, për Flamurin Kuq e Zi me Shqiponjën dy krenare e kallim edhe Beogradin”, kanë shkruar ata.

Flamuri kombëtar u hoq më 10 tetor nga Kulla e Vrojtimit në Koshare, aty ku po qëndronte qysh nga përfundimi i luftës.

Prifti serb i cili e kishte larguar flamurin kishte shëtitur nëpër Junik i veshur me rroba të cilat përmbanin simbole amerikane, dhe ishte prezantuar si gazetar.

Heqja e flamurit kombëtar shkaktoi shumë reagime në vend.

Megjithatë, një ish-ushtar i UÇK’së e ka vendosur përsëri flamurin kombëtar në Koshare.

https://www.facebook.com/100022816639895/videos/829339051169975/
Share This Article