Heqja e kufizimeve në Angli ringjall klubet e natës

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Heqja e kufizimeve epidemiologjike në të gjithë Anglinë ringjalli klubet e natës natën e kaluar dhe mblodhi një numër të madh të te rinjve që kaluan natën duke kërcyer dhe shoqëruar.

Megjithëse një valë e re e infeksioneve të koronavirusit ka dalë mbi Britaninë e Madhe, Kryeministri Boris Johnson ka vendosur të heqë shumicën e kufizimeve në Angli, raporton Reuters.

Sidoqoftë, Johnson u bëri thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm, megjithëse nuk ka kufizime kur bëhet fjalë për numrin e njerëzve të mbledhur në klube të natës, restorante dhe pube.

Maskat mbrojtëse do të kërkohen akoma në disa vende, por kjo masë nuk është më e detyrueshme.

Sipas disa parashikimeve të ekspertëve, numri ditor i të infektuarve rishtas, i cili sot është rreth 50,000, mund të rritet në 200,000 gjatë verës.

Sidoqoftë, duke pasur parasysh që 68% e qytetarëve të rritur anglezë janë vaksinuar, vlerësohet se presioni mbi spitalet nuk do të jetë i njëjtë si më parë, dhe se do të ketë më pak njerëz të infektuar në gjendje të rëndë klinike dhe vdekje midis njerëzve me Covid 19, sipas një raporti të BBC.

Qeveria Britanike ka shfuqizuar rekomandimet për qytetarët që të mos udhëtojnë në vendet e shënuara si zona portokalli, dhe të rriturit që janë vaksinuar me të dyja dozat e vaksinës nuk do të duhet të shkojnë në vetë-izolim 10-ditor pasi të kthehen nga këto vende.

Përjashtimet janë për udhëtarët nga Franca, Skocia dhe Uellsi.

Share This Article