Heqja e plotë e karantinës në Britani – Hancock: E vështirë më 21 Qershor prej variantit “delta” indian

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sekretari britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock, tha se qeveria është e gatshme të vonojë heqjen e planifikuar të karantinës së Covid më 21 Qershor, ndërkohë që varianti Delta i identifikuar fillimisht në Indi po përhapet në vend. Hancock, gjatë një interviste tha se ka patur ndikim të dukshëm nga varianti delta i virusit në muajin e fundit, që është tashmë mbizotëruesi në Angli.

Varianti i virusit është rreth 40% më i transmetueshëm dhe më i vështirë për t’u parandaluar dhe kontrolluar, duke e bërë të vështirë për autoritetet që të vendosin nëse do heqin masat e karantinës apo jo.  Hancock tha se është shumë herët për të marrë një vendim përfundimtar, dhe shtoi se kryeministri Boris Johnson dhe një grup pune i qeverisë do kenë kohë për 1 javë tjetër për të vrojtuar dhe mbledhur të dhëna, përpara vendimit.

Nga 17 Maji, pabet, baret dhe restorantet në Angli u lejuan të hapen në ambientet e brendshme, ndërsa qendrat e zbavitjeve rifilluan aktivitetet, përfshirë kinematë, muzeumet dhe lojërat për fëmijët.  Njerëzit lejohen gjithashtu të udhëtojnë tek një listë e gjelbër e vendeve, pa patur nevojë për karantinë në kthim, ndërkohë që ndalimi i udhëtuesve të huaj është hequr gjithashtu.

Plani i qeverisë britanike pritet të heqë të gjithë limitet ligjore ndaj kontaktit social më 21 Qershor dhe vendimi përfundimtar mbi heqjen e karantinës nuk do të bëhet deri më 14 Qershor.  Në 24 orët e fundit ,Britania raportoi 5,341 raste me covid-19, duke e çuar totalin e rasteve në vend në mbi 4.516 milionë.

Share This Article