Heqja e simboleve të UÇK-së nga ‘Arena Kombëtare’, reagon OVL: Ai flamur është varri i atyre që s’u kthyen kurrë, na dhemb zemra oj nanë Shqipni

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë (0-0) në stadiumin “Arena Kombëtare” në Tiranë, flamuri i UÇK-së (Ushtria Çlirimtare e Kosovës) u largua në disa raste nga policia, ndërsa edhe tifozët që e kishin të stampuar në fanella u ftuan që ta hiqnin.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL) ka reaguar ashpër duke thënë se një veprim i tillë ‘është prekje e dëshmorëve’.

“Na dhemb zemra oj nanë Shqipni. Kur preket flamuri i UÇK-së, preket gjaku i Dëshmorëve tanë. Preket amaneti i tyre,preket liria për të cilën ata ranë. Ai flamur është varri i atyre që s’u kthyen kurrë, është kujtimi i atyre që jetojnë përherë në ndërgjegjen tonë.

Të na thuhet se nuk ka vend për të në tokë shqiptare, është një therje në shpirt për çdo familje Dëshmori, për çdo luftëtar, për çdo zemër që rreh shqip. Nuk kërkojmë asgjë më shumë veçse respekt,për ata që s’kërkuan asgjë, përveç lirisë sonë.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, jo me mllef, por me zemër të thyer, kërkon ndjeshmëri e kujdes, sepse kjo nuk është politikë, është kujtesë dhe kujtesa është e shenjtë”, shkruan OVL në reagimin e saj.

Share This Article