“Garat më mungojnë. Është e para herë që kur isha 8 vjeç që nuk nis një sezon”. Lewis Hamilton me një postim në Instagram ka bërë publike edhe disa reflektime të tij në këtë fazë izolimi të detyruar për shkak të emergjencës koronavirus. “Kur rritesh duke thithur dicka që e dashuron, në momentin që mungon, krijohet një boshllëk i madh – vazhdon piloti i Mercedes – por ka në fakt edhe anë pozitive. Kemi kohën për të reflektuar mbi jetën, vendimet tona, objektivat që kemi, mbi njerëzit që na rrethojnë, mbi karrierat tona. Qiejt janë më të pastër, më pak kafshë vriten vetëm sepse kërkesa jonë është ulur e qendrojmë në shtëpi”.
Piloti britanik përqendrohet në situatën delikate që po kalon bota: “Nuk kthehemi në jetën e mëparshme sepse po jetojmë këtë moment të vështirë, duhet ta njohim më mirë Planetin, duke provuar të modifikojmë zgjedhjet e zakonet. Të kthehemi të rinj, të rifreskuar, më në formë, të shëndetshëm, më të fokusuar e mbi të gjithë shumë më të sjellshëm e të kujdeshëm për botën e njerëzit që e banojnë. Shpresoj që të gjithë ne ta bëjmë këtë”, përfundon 5 herë kampioni i botës.