Herion Mustafaraj publikon bisedën telefonike me Parashqevi Simakun: Dolën disa llafe të padëshiruara

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Aktori Herion Mustafaraj ka reaguar në lidhje me marrëdhënien e tij me  Parashqevi Simaku.

Prej ditësh tashmë ka një përplasje mes familjes Simaku dhe aktorit Herioin Mustafaraj, pasi mbesa e këngëtares, Ina Simaku, tha se do ta denonconte aktorin në Polici se po i shqetësonte.

Së fundmi aktori ka ndarë një video në rrjetet sociale, teksa shihet duke biseduar në telefon me Parashqevinë.

“Unë ta thash ty o zemra, Ilirit ti ja merr telefonin dhe i thua i thua dua të flas me Herionin. Ti e pe ça na bënë aty.

Vivi dëgjo vëllain, mua mu hap icik punë te hoteli se dolën ca llafe që ishin të padëshiruara që s’kishin ndodhur, u shpikën dhe kam shumë probleme zemra më kupto Herionin, se unë dua të jem me ty çdo sekond, nuk e kam problem fare. Kam dashuri e dëshirë…”, dëgjohet të thotë ai ndër të tjera.

Kujtojmë që pak javë më parë mbesa e Parashqevi Simakut, Ina Simaku tha se familja e saj do të ndërmarrë veprime ligjore kundër aktorit Herion Mustafaraj pasi ky i fundit ka cënuar këngëtaren.

Në reagimin e saj, Ina Simaku shkruante se Herioni, i cili punon në të njëjtin hotel ku po qëndron dhe Parashqevia, ka hyrë pa leje në dhomën e saj duke përdorur kartën e punës, gjë që i ka cënuar rëndë privatësinë e saj.

Gjithashtu në reagim thuhej se ai kishte destabilizuar gjendjen e saj emocionale duke i thënë gënjeshtra si dhe duke e bindur Parashqevinë se do të jetë ai që do t’i mundësojë asaj takimin me djalin, Luka dhe ish-bashkëshortin Robert Nolfe.

Share This Article