Heronjtë e Bejrutit – ekipi i zjarrfikësve që kishin mbërritur në depo pak momente para shpërthimit, të gjithë humbën jetën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në rrjetet sociale janë shfaqur fotografi që tregojnë momentet e fundit të zjarrfikësve, që tentojnë të parandalojnë përhapjen e mëtejme të zjarrit në depon e 12-të në portin e Bejrutit, vetëm pak momente para shpërthimit të kimikaleve.

Fotografitë, autenticitetin e të cilave e ka konfirmuar Daily Mail, shfaqin zjarrfikësit para dyerve masive të metalit të një depoje me mbishkrim “hyrja nr 12” ku paralajmërohen për kimik*alet, transmeton Telegrafi. Guvernatori i Bejrutit ka bërë të ditur se ekipi i zjarr*fikësve që ishin në port janë zhdukur pas shpërthimit. E personi që i ka fotografuar zjarrfikësit gjithashtu ka vdekur, e imazhet janë gjetur në telefonin e viktimës. Fotografitë janë shpërndarë në masë të madhe në profile të ndryshme në Twitter, kurse përdoruesit e rrjeteve sociale kanë nderuar zjarrfikësit e zhdukur.

Share This Article