Heronjtë e luftës me zjarre, pa gjumë dhe në kushte të vështira

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zjarrfikësit në Turqi po vijojnë betejën me zjarret, që kanë shkaktuar dëme të shumta në zonat turistike. Autoritetet njoftuan se më shumë se 100 vatra zjarri janë vënën nën kontroll, ndërsa janë regjistruar disa viktima.

Në këto kohë të vështira, është koha e heronjve për të ndërhyrë dhe për të mbrojtur pyjet dhe jetët e qytetarëve.

Zjarrfikësit të cilit jo në pak raste kaluan 220 orë pa gjumë si në zjarret që shpërthyen në Manvgat Antalia, të cilët në gjendje të lodhur dhe pagjumë nuk hoqën dorë deri sa panë zjarret e shuara.

Kamerat e mediave kanë kapur disa momente nga përpjekjet e tyre për të treguar edhe njëherë vlerën e punës së jashtë zakonshme të tyre.

Të lodhur aq sa do të mund të flinin në gur, tokë e ku e patën të mundur të pushojnë qoftë edhe për disa minuta të vetme. Me një kafshatë bukë në duar e nxira nga tymi… ata janë heronjtë e vërtetë të kësaj beteje.

foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
Share This Article