Heshtje zgjedhore në selinë blu, katër kandidatë në garë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në selinë blu sot ka heshtje zgjedhore! Një ditë para se demokratët të drejtohen në kutitë e votimit për të zgjedhur kryetarin që do të drejtojë partinë në katër vitet e ardhshme, sot asnjë prej kandidatëve nuk duhet të bëjë asnjë deklaratë politike për të respektuar heshtjen zgjedhore.

Ndërkohë nesër rreth 75 mijë anëtarë me të drejtë vote do të shprehin vullnetin e tyre për kandidatin e preferuar mes kryetarit në detyrë Lulzim Basha dhe tre rivalëve të tij Edith Harxhi, Agron Shehaj dhe Fatbardh Kadilli.

Demokratët me të drejtë vote janë të gjithë ata që kanë kartë anëtarësie, përveç atyre që në zgjedhjet e 25 Prillit kanë bërë fushatë për kundërshtarët, që nënkupton çdo parti tjetër përveç koalicionit Partia Demokratike-Aleanca për Ndryshim.

Share This Article