Hetimet e AMP: Siriani lëvizte me makinën e efektivit të antidrogës! Me vete i gjejnë kokainë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Agjencia e Mbikqyrjes Policore jep detaje lidhur me hetimet për grupin kriminal që merret me shpërndarjen e drogave në Tiranë.

Mësohet se është arrestuar në flagracë shtetasin W.H., 27 vjeç ndërsa po heton në gjëndje të lirë punonjësin e policisë N/Komisar  me detyrë Specialist në Seksionin kundër Narkotikëve në DVP Shkodër.

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka arrestuar në flagracë shtetasin W.H., 27 vjeç, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, si edhe ka proceduar në gjendje të lirë punonjësin e policisë N/Komisar H.P., me detyrë Specialist në Seksionin kundër Narkotikëve në DVP Shkodër.

Procedimi penal në ngarkim të tyre ka nisur pasi në datë 15 janar, rreth orës 19:30, shtetasi W.H., me kombësi siriane e shtetësi shqiptare, me precedentë të mëparshëm kriminal, është konstatuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 Tiranë duke qarkulluar me automjetin në pronësi të punonjësit të policisë H.P., e gjatë kontrollit personal iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë” informoi sot AMP.

Share This Article