Hetimet ndaj Presidentit Biden, zhvillohet seanca e parë dëgjimore në Kongres

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
(FILES) In this file photo taken on December 16, 2022 US President Joe Biden speaks during a town hall with veterans and veteran survivors in New Castle, Delaware. - US President Joe Biden said last month that the multi-state deal with Iran to limit its nuclear program was "dead," but he would not announce that publicly, according to a video that surfaced December 20, 2022. (Photo by Jim WATSON / AFP)

Komisioni për Mbikëqyrje e Llogaridhënie i Dhomën së Përfaqësuesve po zhvillon sot seancën e parë, si pjesë e një hetimi që synon nisjen e procedurave për shkarkimin e Presidentit Joe Biden.

Në një deklaratë të Kryetarit të Komisionit, ligjvënësit republikan Jim Comer, përpara fillimit të seancës, thuhej se ajo do të përqendrohej në çështje kushtetuese dhe ligjore.

Po kështu zoti Comer tha se do të paraqiten ato që ai quajti ‘prova të zbuluara deri më sot dhe do të dëgjohen ekspertë ligjorë dhe financiarë lidhur me shkeljet e mundshme të familjes Biden”.

Presidenti Biden i ka hedhur poshtë akuzat e republikanëve.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre, u tha gazetarëve se hetimet që po kryejnë republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve, janë të pabaza.

“Nuk kanë prova dhe kjo është një lojë politike”, tha zonja Jean-Pierre.

Kryetari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve Kevin McCarthy nisi këtë muaj hetimet që mund të çojnë tek ngritja e akuzave për shkarkimin e presidentit. Hetimet janë përqendruar tek marrëdhëniet e biznesit jashtë vendit të djalit të presidentit, Hunter Biden.

Republikanët pretendojnë se gjatë kohës që zoti Biden ishte nënpresident (gjatë administratës Obama), djali i tij Hunter Biden përdori emrin e familjes, për të përfituar në bizneset e tij me klientë të huaj. Republikanët thonë gjithashtu se edhe vetë presidenti ka përfituar nga bizneset e djalit të tij.

Share This Article