Boris Johnson ka dhënë dorëheqjen si deputet i konservatorëve në Britani, pasi pretendoi se ishte “detyruar të dilte nga Parlamenti” për shkak të hetimeve për shkelje të rregullave të COVID gjatë kohës që ai ishte kryeministër.
Në një deklaratë të gjatë, ai tha se qëllimi i hetimeve “ka qenë të më shpallte fajtor, pavarësisht nga faktet”.
Johnson tha se draft-raporti që ai kishte parë ishte “i mbushur me pasaktësi dhe paragjykime”, duke shtuar se ishte e qartë se komisioni ishte “i vendosur të përdorte procedurat kundër meje për të më dëbuar nga Parlamenti”.
“Ata ende nuk kanë prodhuar asnjë copë provë që unë me vetëdije ose pakujdesi mashtrova Parlamentin. Unë nuk gënjeva“, tha ai.
Ish-kryeministri më parë pranoi se kishte mashtruar Parlamentin kur dha dëshmi në komision në një seancë dëgjimore në mars, por mohoi ta kishte bërë atë me qëllim.
Ai tha se distanca sociale nuk kishte qenë “perfekte” në tubimet në Downing Street gjatë bllokimeve të COVID, por këmbënguli se udhëzimet, siç i kuptonte ai, o ndoqën në çdo kohë.
Dorëheqja e Johnson tani çon një zgjedhje të pjesshme në zonën e tij margjinale të Uxbridge dhe South Ruislip./ BBC