Hetimi i krimeve të komunizmit/ Kushi dhe komisioni i edukimit shkëmbim përvoje me institutin rumun

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nënkryetarja e komisionit të edukimit, znj.Evis Kushi së bashku me kryesinë e kuvendit zhvilluan një takim me përfaqësues nga Instituti Rumun për Hetimin e Krimeve të Komunizmit dhe Ekzilin, ku u prezantuan sfidat e vazhdueshme, por edhe hapat pozitivë që janë ndërmarrë në sistemin arsimor, në drejtim të përmirësimit të kurrikulave dhe zbatimit të projekteve të ndryshme për të informuar brezin e ri, me historinë dhe pasojat e komunizmit në Shqipëri.

Postimi i plotë i Znj.Evis Kushi
“Kryesia e Kuvendit – Takim me përfaqësues nga Instituti Rumun për Hetimin e Krimeve të Komunizmit dhe Ekzilin, si dhe përfaqësues nga Instituti Shqiptar i Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit.
Së bashku me kolegët e komisionit prezantuam sfidat e vazhdueshme, por edhe hapat pozitivë që janë ndërmarrë këto vite në sistemin tonë arsimor, në drejtim të përmirësimit të kurrikulave dhe zbatimit të projekteve të ndryshme për të informuar brezin e ri, në mënyrë të vërtetë dhe të paanshme, me historinë dhe pasojat e komunizmit në Shqipëri.”

Share This Article