Hetimi i SPAK, Monika Kryemadhi kundërshton vendimin për sekuestrimin e disa provave materiale

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në kohën kur SPAK është në fazën e përmbylljes së hetimeve për çiftin Ilir Meta e Monika Kryemadhi, deputetja e Partisë së Lirisë ka vendosur të kundërshtojë në rrugë gjyqësore vendimet e SPAK për sekuestrimin e disa provave materiale.

Të enjten, gjykata e Posaçme, shqyrtoi një ankim të bërë nga Monika Kryemadhi me objekt heqje sekuestro, por vendosi të mos e pranojë atë.

“Rezulton se është paraqitur një kërkesë me objekt heqje sekuestro. Duke qenë se këto janë kërkesa në fazën e hetimit paraprak nuk mund të jepen detaje të tjera pasi seanca është me dyer të mbyllura”, njoftoi gjykata.

Por, ndërkohë, referuar listës së gjykatës, ku renditen proceset ditore, rezulton se ligjvënësja Kryemadhi, iu është drejtuar gjykatës me një kërkesë bazuar në nenin 222/3 të kodit të procedurës penale, nen që ka të bëjë me kundërshtimin e rezultateve të përftuara nga përgjimet.

Kryemadhi, e cila ka trokitur shpesh në SPAK për çështjen e inceneratorëve, zgjodhi të mos paraqitej në gjykatë, por u përfaqësua nga avokati Redi Llanaj.

SPAK prej disa kohësh po kryen hetime pas një kallëzimi të marrë nga avokat Idajet Beqiri, për shpenzimet e kryera nga Monika Kryemadhi për disa ndërhyrje estetike jashtë vendit, pagesat e të cilave nuk janë deklaruar. Prokuroria e Posaçme po ashtu po heton rolin e ish presidentit Ilir Meta, bashkëshortin e Monika Kryemadhit, për aferën CEZ-DIA si dhe për kontratat e lobimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Share This Article