Hetimi për dosjen “I. M”, Autoriteti: Jemi në pritje të vendimit të arsyetuar të Apelit, veprimtaria jonë brenda ligjit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit për të lënë në në fuqi të vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetimin e Autoritetit për Informim mbi Dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit, pas kallëzimit të bërë nga kryetari i PL-së, Ilir Meta, ka reaguar edhe institucioni mbi të cilin kërkohen të hapen hetimet.

Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, Autoriteti bëri të ditur se pasi është njohur nëpërmjet medias se Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm për lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, deklaron se është në pritje të vendimit të arsyetuar.

Autoriteti për Informim mbi Dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit thekson më tej se siguron publikun se në veprimtarinë e tij zbaton parimet kushtetuese dhe ligjin e veçantë me të cilin normohet veprimtaria e tij institucionale, si dhe respekton parimet e ndarjes së pushteteve  dhe kompetencat që ka çdo institucion.

“Parimisht, si në çdo rast kur vendimet përmbajnë detyrime për Autoritetin, Autoriteti vepron duke zbatuar detyrimet e përcaktuara nga gjykata ose i ankimon vendimet në gjykatat më të larta. Autoriteti vlerëson  ndjekjen e të njëjtës rrugë edhe nga institucione të tjera, sipas kompetencave, si dhe është i hapur për bashkëpunime me të gjitha institucioneve në përputhje me ligjin në fuqi të Republikës së Shqipërisë.”- thuhet në njoftimin për shtyp.

Share This Article