Hetohen disa lojtarë të Danimarkës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Disa lojtarë të Danimarkës janë duke u hetuar pasi është raportuar se është mbajtur një aheng në pishinën e hotelit, para një ndeshjeje kualifikuese të Botërorit.

Skuadra e drejtuar nga Kasper Hjulmand arriti të kualifikohej në Botërorin 2022 këtë muaj, pas fitoreve ndaj Moldavisë dhe Austrisë, për ta vazhduar rekordin e përkryer në Grupin F, madje pa e pranuar as një gol.

Akuzat drejt lojtarëve danez po bëhen për lojën në udhëtim që e patën në kryeqytetin e Moldavisë të shtunën e kaluar, në Chisinau.

Federata e Futbollit e Danimarkës ka hapur hetime për disa lojtarë, të cilët dyshohet se kanë fjetur me disa gra, e që ishin staf i hotelit në Elsinore, shkruan “The Sun”. Në hotelin “Marienlyst” thonë se kanë qortuar dy kamariere pasi kanë qenë “shumë të shoqëruara” me disa lojtarë të skuadrës.

Share This Article