Hetuesit e OBSH-së do të shkojnë në Kinë për të hetuar virusin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një ekip ndërkombëtar i udhëhequr nga agjencia e Kombeve të Bashkuara do të shkojë në Kinë në javën e parë të janarit, për të hetuar origjinën e pandemisë së koronavirusit. Kjoi u deklarua nga zyrtarët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë të Premten.

Eksperti i OBSH-së Mike Ryan, tha se ekspertët ndërkombëtarë do të shkojnë në qytetin kinez të Wuhan, ku u zbuluan rastet e para të COVID-19 dhjetorin e kaluar.

“Ne ende nuk kemi një datë të saktë, sepse jemi duke punuar në logjistikën rreth vizave dhe fluturimeve. Presim që ekipi të shkojë atje në javën e parë të janarit. Do të ketë rregullime karantine”, tha Ryan në një konferencë shtypi.

“Ekipi do të vizitojë Wuhan-in dhe qëllimi i misionit është të shkojmë në pikën origjinale në të cilën u zbuluan rastet njerëzore. Ata do ta bëjnë këtë, ”shtoi ai.

Share This Article