Hidhet dritë mbi misterin e “Popullit të Reve” në Peru

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zbulohen rreth 100 struktura nga civilizimi i lashtë Chachapoya në Peru. Njiheshin si Populli i Reve, pasi banimet e tyre i ndërtonin në mes të pyjeve tropikale, në rreth 3000 metra lartësi, dhe për arkeologët ka qenë gjithnjë mjaft e vështirë të penetronin në thellësitë e xhunglave për kërkime.

Kësaj here zbulimi, që konsiderohet i jashtëzakonshëm, është realizuar me ndihmën e teknologjisë së avancuar, e nëpërmjet pajisjeve nga lartësia është hedhur dritë mbi misteret e këtij populli të lashtë të Amerikës së Jugut.

I rezistuan për shumë shekuj Inka-ve, por u asimiluan nga perandoria pak para mbërritjes së hispanikëve.
Strukturat e gjetura ishin pjesë e një rrjeti të gjerë vendqëndrimesh, të ndërlidhura mes tyre nga shek. VII–XVI, dhe dallojnë për arkitekturën rrethore, format gjeometrike, dhe varrezat në majat më të larta të maleve.

Gjithashtu, tempujt e shumtë, dekorimet dhe pozicioni spektakolar në lartësi ekstreme mes pyjesh, pranë reve. Gjithashtu janë gjetur edhe një rrjet rrugësh që lidhnin fiset me njëra-tjetrën, në një strukturë territoriale mjaft komplekse por të mirëorganizuar.

Gran Pajaten, zona e pasur me gjurmë të këtij civilizimi antik, nuk është e aksesueshme për turizmin, për të ruajtur të paprekur këtë pasuri kulturore.

Share This Article