Robert Lewandowski do të luajë kundër ish-skuadrës së tij, Bayern München, në fazën e grupeve të Champions League, pasi shorti i kësaj të enjteje vuri përballë gjermanët me skuadrën e tij të re, Barcelona. Për ta bërë grupin C një grup të vërtetë ferri, dyshes iu shtua edhe Interi.
Paris SG-Juventus është një tjetër sfidë luksi, pasi dy skuadrat do të përballen ne grupin H. Ndërsa Milani gjen Chelsea-n në grupin E.
Shorti u tregua bujar me kampionët në fuqi të Real Madrid, të cilët do të luajnë përballë Leipzig, Shakhtar Donetsk dhe Celtic.
Grupi A: Ajax, Liverpool, Napoli, Rangers
Grupi B: Porto, Atlético de Madrid, Bayer Leverkusen, Club Brugge
Grupi C: Bayern München, Barcelona, Inter, Viktoria Plzeň
Grupi D: Eintracht Frankfurt, Tottenham, Sporting, Marseille
Grupi E: Milan, Chelsea, Salzburg, Dinamo Zagreb
Grupi F: Real Madrid, Leipzig, Shakhtar Donetsk, Celtic
Grupi G: Manchester City, Sevilla, Borussia Dortmund, Copenhagen
Grupi H: Paris SG, Juventus, Benfica, Maccabi Haifa
Finalja e kompeticionit këtë vit do të luhet në stadiumin “Ataturk” të Stambollit, më 10 qershor.
Kalendari i ndeshjeve
Java 1: 6/7 shtator
Java 2: 13/14 shtator
Java 3: 4/5 tetor
Java 4: 11/12 tetor
Java 5: 25/26 tetor
Java 6: 1/2 nëntor
Shorti i raundit të 1/8-ave do të hidhet më 7 nëntor.