Hidhet shorti i turit të tretë të Conference League, ekipet shqiptare njohin kundërshtarët

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjashtë skuadrat shqiptare nga të gjitha trojet që mbeten në garë në Conference League kanë njohur edhe kundërshtarët e mundshëm të turit të tretë kualifikues. Shorti i hedhur në selinë e UEFA-s në Nion i buzëqeshi Tiranës dhe Ballkanit, dy skuadrat që luajnë në rrugën e kampionëve, pas eliminimit nga Champions.

Nëse kalon La Fiorita-n, Ballkani do të ketë si kundërshtar fituesin e duelit ndërmjet malazezëve të Sutjeskas dhe KÍ nga ishujt Faroe. Ndërkohë, nëse kalon me sukses sfidën me boshnjakët e Zrinjski, Tirana do të luajë në turin e tretë me fituesin e Tobol Kostanay nga Kazakistani dhe Lincoln Red Impsnga Gjibraltari.

Nga rruga kryesore, misioni i shqiptarëve do të jetë më i vështirë. Nëse kalon rumunët e Universitatea Craiova, në turin e tretë Vllaznia do të ketë përballë Zorya Luhansk, skuadrën ukrainase të një prej territoreve të pushtuara nga Rusia.

Laçi do të synojë të kalojë moldavët e Petrocub-Hincesti. Në rast suksesi, kurbinasit do të kenë përballë fituesit e çiftit Fehérvár nga Hungaria dhe Gabala nga Azerbajxhani. Nëse kalon letonezët e Valmiera, Shkëndija e Tetovës do të sfidojë fituesin e duelit ndërmjet suedezëve të AIK dhe ukrainasve të Vorskla Poltava.

Misioni ndaj belgëve të Antwerp do të jetë tejet i vështirë për Dritën, që nëse kualifikohet do të sfidojë finlandezët e Seinwjoki ose norvegjezët e Lillestrøm.

Ndeshjet e turit të tretë të Conference League do të luhen më 4 dhe 11 gusht. Pas tyre vjen faza “play-off”, që vlen edhe një biletë në grupe.

Rruga e kampionëve në Conference League

La Fiorita (SMR) / Ballkani (KOS)  VS. Sutjeska (MNE) / KÍ (FRO)

Tirana (ALB) / Zrinjski (BIH)  VS.  TobolKostanay (KAZ) / Lincoln Red Imps (GIB)

Rruga kryesore

Valmiera (LVA) / Shkëndija (MKD)  vs. AIK (SUE) / Vorskla Poltava (UKR)

Seinäjoki (FIN) /Lillestrøm (NOR) Vs.  Royal Antwerp (BEL)/ Drita (KOS)

Zorya Luhansk (UKR) vs.  Vllaznia (ALB) /Universitatea Craiova (ROU)

Fehérvár (HUN) / Gabala (AZE)  vs. Petrocub-Hincesti (MDA) / Laçi (ALB).

Share This Article