Hidhet shorti për Europianin U-21, Shqipëria me “fat”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kampionati Europian U21 do të luhet në Sllovaki në vitin 2025, dhe Shqipëria ka shanse reale për të marrë pjesë. 

Në Nion u hodh shorti për 9 grupet, 7 grupe me nga 6 skuadra dhe 2 grupe me nga 5, që nga marsi do fillojnë përballjet e tyre, me kualifikimet që do të mbyllen në tetor 2024.

Duke marrë parasysh faktin që kalojnë direkt për në fazën finale vetëm vendet e para të grupeve, së bashku me tre vendet e dyta më të mira,  ndërsa gjashtë vendet e tjera të dyta përballen në play-off, mund të thuhet se kësaj radhe fati i ka buzëqeshur disi djemve të Alban Bushit. 

Shqipëria ka shmangur gjigantët kontinentalë, duke u shortuar në grupin E së bashku me Rumaninë, Zvicrën, Finlandën, Malin e Zi dhe Armeninë, diçka që e bën të paktën fazën e play-off një synim të kapshëm për kuqezinjtë e Shpresave.

Share This Article