Data e rikthimit të Itali nuk është fiksuar ende. Sipas asaj që filtron nga stafi i lojtarit, Pipita dëshiron të zgjidhë gratis, një vit para kohe, kontratën që e lidh me Juventus e të firmosë menjëherë për River Plate. Për bardhezinjtë do të ishte më e leverdisshme zgjidhja e një huazimi në Europë. Një mundësi më e mirë se ajo për të mbajtur argjentinasin në Torino deri në skadencë.
Tani nuk mbetet vecse të gjendet një alternativë. Hipoteza që con tek Icardi është për momentin e bllokuar, duke marrë në konsideratë ushtrimin e të drejtës së blerjes nga ana e Psg. Në orët e fundit janë shtuar dy hipoteza që duken më shumë se thjesht zëra: ato që të cojnë tek Gabriel Jesus i Manchester City e Timo Werner i Leipzig.
Vështirë ta marrësh brazilianin nga Guardiola, e komplikuar të arrish tek i dyti, i kërkuar nga gjysma e Europës. Mbetet edhe hipoteza Milik, por që varët nga tratativa për rinovimin e Napolit.
I ATI I HIGUAIN FRENON: “DO TË RESPEKTOJË KONTRATËN”
“Nuk është moment të kthehet tek River Plate, ka ende një vit kontratë me Juventus e do ta respektojë”. Kështu, Jorge Higuain, i ati i Gonzalo, qendërsulmuesi argjentinas i Juventus, ka theksuar për TNT Sports dëshirën e Pipita për tu kthyer në Torino. Gjithnjë në lidhje me një rikthim tek River Plate, ai ka thënë: “Nuk më pëlqen të flas tani sepse bëhet fjalë për një fantazi. Merkato europiane është shumë ndryshe nga ajo argjentinase e një lojtar si im bir nuk mund të kthehet për momentin tek River”.