Hije trukimi në futbollin e Malit të Zi, shikoni sesi mbrojtësi lejon pësimin e golit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në Superligën e Malit të Zi, Mlladosti i renditur i fundit priti Decicin kryesues dhe në këtë ndeshje u shënua një gol, i cili shumë shpejt bëri xhiron në rrjetet sociale.

Pak para përfundimit të pjesës së parë, mbrojtësi vendas, Zvonko Ceklic, në mënyrë shumë të diskutueshme lejoi topin t’i kalonte poshtë këmbëve dhe nuk u kujdes ta ndalte gjuajtjen. Goditja e Bojan Matic përfundoi në rrjetë pa asnjë pengesë.

Për ta bërë edhe më të debatueshme gjithë momentin, trajneri i vendasve pas përfundimit të pjesës së parë e la Ceklic në dhomat e zhveshjes.

Crnogorske Vijesti” raporton se shitja e ndeshjeve është larg të qenit një gjë e re në Malin e Zi, por reagimi ndaj golit të Decicit është diçka që nuk është parë kurrë më parë, të paktën në një formë kaq të dukshme dhe të shëmtuar.

Share This Article