Hillary Clinton kujton princeshën Diana: Ishte pushtimi më i bukur britanik në Shtëpinë e Bardhë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-Zonja e Parë dhe Sekretarja e Shtetit e SHBA-ve, Hillary Clinton, e ka kujtuar princeshën e ndjerë Diana me rastin e datës së saj të lindjes – 1 korrik.

“Unë jam duke menduar për princeshën Diana, e cila do të mbushte 60 vjeç sot”, ka shkruar Clinton në Facebook.

“Kur e takova në Shtëpinë e Bardhë si zonjë e parë, kujtoj se ishte pushtimi më i bukur britanik që Shtëpia e Bardhë ka pasur ndonjëherë”, ka shtuar Hillary.

Diana lindi më 1 korrik 1961. Ajo dhe Dodi Al Fayed humbën jetën kur automjeti i tyre u përplas në një shtyllë në tunelin Alma më 31 gusht 1997.

Me rastin e ditëlindjes së saj, djemtë William dhe Harry e kanë zbuluar statujën në Pallatin Kensington.

Share This Article