Pas 8 orësh ndjekje, Policia ka mundur të vërë në pranga 60-vjeçarin, i cili akuzohet se plagosi me thikë efektivin në Himarë mbrëmjen e së martës.
Në njëoftim për mediat, Policia bën me dije se 6-vjeçari u gjet i fshehur në ambientet e ish-repartit ushtarak në fshatin Pilur. Ai akuzohet për veprën penale “vrasja e punonjësve të policisë së shtetit”, mbetur në tentativë. Gjithashtu, është arrestuar në flagrancë shtetasi A. P., 39 vjeç, banues në fshatin Pilur, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Ngjarja u regjistrua te kthesa e fshatit Pilur, ku disa persona kanë qenë duke u konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin. Në momentin që po ndodhte konflikti, efektivi, me detyrë inspektor i Policisë së zonës në Lukovë, jashtë orarit të shërbimit, ka qenë duke kaluar në rrugë dhe ka ndërhyrë menjëherë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.
Gjatë përpjekjes së punonjësit të Policisë, për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit, 60-vjeçari e ka goditur me thikë. Për pasojë ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.