Himni i Kosovës sot mbush 14 vjet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Himni shtetëror i Kosovës sot mbush 14 vjet nga miratimi në Kuvendin 120 anëtarësh, që kishte shpallur pavarësinë më 17 shkurt 2008.

Propozimi me titullin “Europa” u miratua më 11 qershor 2008 në një seancë të veçantë si himn shtetëror me 72 vota pro, 15 kundër dhe 5 abstenime.

Kur ishte propozuar melodia e autorit Mendi Mengjiqi, himni ka pasur edhe vargjet e shkruara, por për shkak të kufizimeve nga pakoja e Martti Ahtisaarit, komisioni përzgjedhës ishte detyruar të heqë tekstin.

Share This Article