Hiqej si efektiv, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë. Sekuestrohen uniforma policie, grada dhe armë

albnews
By
1 Min Read

Një i ri përfundoi në pranga pasi hiqej si efektiv policie në Kamzë të Tiranës. Gjatë kontrollit të mjetit të tij tip “Mercedes-Benz”, në bulevardin “Nënë Tereza”, u konstatua se i riu ishte i veshur me uniformë dhe stema policore, të ngjashme me ato të Policisë së Shtetit.

Pas ndalimit të mjetit dhe verifikimit të mëtejshëm, rezultoi se 20-vjeçari E. B, nuk ishte punonjës policie.

Në vijim, gjatë kontrollit në banesën e tij, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

                •             4 dokumente identifikimi me emra dhe fotografi të dyshuara të falsifikuara;

                •             1 armë sportive të llojit pistoletë me 2 krehra përkatës;

                •             uniformë e Policisë së Shtetit;

                •             16 stema dhe grada të ndryshme;

                •             3 kapele me shenja të ngjashme me ato të Policisë së Shtetit.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të rastit dhe verifikimin nëse 20-vjeçari mund të jetë i implikuar në veprimtari të tjera të kundërligjshme, që lidhen me përfitime përmes përdorimit të pajisjeve dhe uniformave policore.

Share This Article