Hiqen të gjitha barrikadat në veri të Kosovës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Të gjitha barrikadat që u vendosën pasditen e së dielës në veri të Kosovës janë larguar.

Edhe kamioni i fundit që ishte mbi urën afër pikëkalimit kufitar në Bërnjak, e që sipas policisë kishte defekt, është larguar.

Pengesë për qarkullimin e plotë të lirë është një ekskavator, për të cilën thuhet që ka defekt. Pavarësisht lirimit të rrugës, pikë kalimet kufitare në Jarinjë e Bërnjak vijojnë të mbeten të mbyllura.

Heqja e të gjitha barrikadave është kusht i qeverisë së Kosovës për shtyrjen e zbatimit të vendimit të reciprocitetit të letërnjoftimeve dhe të konvertimit të targave që lëshohen nga autoritetet serbe në “RKS”.

Ditën e djeshme, serbët lokalë në Kosovë vendosën barrikada, për shkak të vendimit të qeverisë për targat dhe dokumentet serbe.

Share This Article