Hiqet statuja e trazirave të dhunshme në SHBA

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Statuja e një gjenerali të Konfederatës Amerikane, që ishte në qendër të protestave të dhunshme në qytetin Sharllotsvill të SHBA-së, u hoq të shtunën.

Statuja e gjeneralit Robert E. Lee dhe një tjetër e gjeneralit Thomas “Stonewall” Jackson do të vendosen në depo.

Planet për të hequr statujën e Leesë kanë nxitur një tubim të nacionalistëve të bardhë në gusht të vitit 2017.

Një protestuese kundër racizmit, Heather Heyer, është vrarë atëbotë nga një neo-nazist.Reklamë

Vrasësi i saj është dënuar më vonë me burgim të përjetshëm.

Një protestuese dhe një zyrtar policor shikojnë njëri-tjetrin përgjatë protestave në Nju Orlliens.

Përkujtimet për Konfederatën pro skllavërisë – e cila ka përfshirë shtetet jugore që janë rebeluar kundër Qeverisë federale gjatë Luftës Civile në SHBA – kanë shkaktuar për kohë të gjatë polemika.

Qindra statuja të Leesë, Jacksonit dhe figurave të tjera të famshme të Konfederatës ekzistojnë nëpër vende të ndryshme të SHBA-së.

Disa i shohin ato si shënjuese të historisë amerikane dhe kulturës jugore.

Por, për të tjerët, ato shërbejnë si një kujtesë fyese e skllavërisë dhe shtypjes racore në SHBA.

Marshimi “Bashkoni të Djathtën”, i mbajtur në Sharllotsvill të shtetit Virxhinia, ishte një nga tubimet më të mëdha të tilla dhe tërhoqi qindra neo-nazistë dhe nacionalistë të bardhë.

Dhjetëra njerëz u plagosën në dhunën që shpërtheu midis marshuesve dhe kundër-protestuesve.

Sharllotsvill vazhdoi të bënte presion për heqjen e statujës së Leesë edhe pas protestave, por u parandalua të veprojë me akte ligjore dhe ndryshime në ligj.

Pastaj në prill, gjykata më e lartë e Virxhinias mori vendim që statuja mund të hiqet. /REL/

Share This Article