Connect with us

Albania

Historia e bakllavasë – ëmbësira tradicionale e Bajramit

Published

on

Historia e bakllavës është shumë-ngjyrëshe si historia e tokave të Mesdheut dhe Lindjes së Mesme. Besohet gjerësisht, se asirianët në rreth shekullit të 8-të, ishin njerëzit e parë që vendosën  disa shtresa të bukës së hollë, me arra të copëtuara në mes atyre shtresave, shtuan pak mjaltë dhe e futën atë në furrat e tyre primitive me djegien e drurit.

Ky version i hershëm i njohur i bakllavës u pjek vetëm në raste të veçanta. Në fakt, bakllava historikisht konsiderohej një ushqim për të pasurin deri në mesin e shekullit të 19-të. Në Turqi, deri më sot mund të dëgjojmë një shprehje të përbashkët që përdoret shpesh nga të varfrit, , duke thënë: “Nuk jam i pasur aq sa të ha bakllavë dhe byrek çdo ditë”.

Detarët grekë dhe tregtarët që udhëtonin në lindje në Mesopotami shpejt zbuluan kënaqësitë e bakllavës. Ajo mahniti shqisat e tyre të shijes, kësisoj ata sollën recetën në Athinë.

Kontributi më i madh i grekëve në zhvillimin e kësaj  ëmbëlsire është krijimi i një teknike të brumit që e bëri të mundur që të rrokulliset aq hollë si një gjethe, në krahasim me pëlhurën e pjekur dhe me bukë të brumit asirian. Në fakt, emri “Phyllo” u krijua nga grekët, që do të thotë “fletë” në gjuhën greke.

Advertisement

Prej shekullit të 18-të, nuk kishte asgjë të mirë mjaftueshëm për të shtuar shijen dhe cilësinë  e përsosur të saj.

Kishte, megjithatë, disa modifikime  në formësimin dhe në paraqitjen e bakllave në një tabaka për pjekje (të quajtur Sini), tradicionalisht u shtrua dhe u pre në sheshe apo trekëndësha, iu dha një “prekje franceze” në fund të shekullit të 18-të. Atëherë kur Perandoria filloi të hapte veten ndaj ndikimeve kulturore (dhe kulinare) perëndimore, drejtuesi i përgjithshëm (Kahyabasi) i Kuzhinës Imperial nuk humbi mundësinë që të punësojë Guillaume, një ish kuzhinier i pastave të Marie Antoinette, i cili në mërgim në pallatin turk pasi mësoi se si të piqte bakllava-në, krijoi teknikën e “kupolës” të prerjes dhe të palosjes së bakllavës, të cilat më pas u quajtën “Baklava Francaise” (Frenk Baklavasi) sipas kombësisë së krijuesit të saj.

Historia e bakllavës zbulon se ajo erdhi nga Lindja e Largët ,edhe kështu, vende të ndryshme ofrojnë variacione të shijshme.

Advertisement
Continue Reading

Albania

Veliaj dhe Meta urojnë Vitin e Ri 2026 nga qelia, me mesazhe shprese dhe bashkimi

Published

on

By

Dy figura të politikës shqiptare, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, kanë përcjellë urimet e tyre për Vitin e Ri 2026, edhe pse ndodhen në paraburgim.

Erion Veliaj iu drejtua qytetarëve të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë me një mesazh të gjatë e emocional, ku uroi shëndet, lumturi, arritje dhe shpresë për vitin e ri. Në fjalën e tij, ai vuri theks të veçantë te solidariteti dhe mbështetja për shtresat më në nevojë të shoqërisë.

“Një urim zemre për të pamundurit, për të sëmurët, për ata që ndihen të braktisur, për familjet në vështirësi, për emigrantët që punojnë me djersë larg shtëpisë – ju uroj forcë dhe ngrohtësi këtë vit të ri.”, shkruan Veliaj.

Ndërkohë, edhe ish-presidenti Ilir Meta përcolli një mesazh urimi për qytetarët shqiptarë, duke u dëshiruar shëndet, paqe, gëzim dhe mbarësi. Meta e përshkroi vitin 2026 si “vitin e bashkimit, të guximit qytetar dhe të ringjalljes së shpresës”, duke nënvizuar nevojën për përballje të vendosur me sfidat dhe angazhim për një Shqipëri më të drejtë, më sociale dhe më njerëzore. Ai theksoi rëndësinë e barazisë para ligjit, respektimit të lirive dhe dinjitetit njerëzor, si dhe krijimit të mundësive që çdo qytetar të jetojë me siguri dhe mirëqenie në vendin e tij.

Continue Reading

Albania

Bebet e para të 2026! Dy vajza lindin në maternitetet e Tiranës

Published

on

By

Dy vajza janë bebet e para të lindura në Shqipëri në vitin 2026. Njëra erdhi në jetë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, ndërsa tjetra në maternitetin “Koço Gliozheni”.

Continue Reading

Albania

Kisha Ortodokse nesër shërbesë për Vitin e Ri, përkon me 70-vjetorin e kryepeshkopit Joan

Published

on

By

Të enjten më 1 janar 2026 në kishat ortodokse të Shqipërisë do zhvillohet Liturgjia e Shenjtë për kremtimin e Shën Vasilit. 1 janari përkon edhe me fillimin e vitit të ri kalendarik, teksa do të zhvillohet edhe Dhoksologjinë e Fillimit të Vitit të Ri, një lutje specifike e kishës ortodokse.

Në Tiranë, ceremonia do zhvillohet në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” dhe do fillojë në orën 08:00 të mëngjesit.

Gjithashtu, 1 janari përkon edhe me ditëlindjen e 70-të të Kryepeshkopit Joan, me Kryebariun e kishës që do drejtojë Shërbesën e Shenjtë në Tiranë. Pas Liturgjisë Hyjnore do ketë dhe pritje te Qendra Sinodike.

“Të dashur besimtarë, ju njoftojmë që ditën e enjte më 1 JANAR 2026, ora 8:00, do të zhvillohet Liturgji Hyjnore në Katedralen e Ngjalljes së Krishtit në Tiranë. Këtë ditë kremtojmë Rrethprerjen në mish të Zotit tonë Jisu Krisht, Shën Vasilin e Madh dhe Dhoksologjinë e Fillimit të Vitit të Ri”, njofton Kisha Ortodokse.

Advertisement
Continue Reading

Live ALBUK TV

Albania16 hours ago

“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë

UK3 days ago

FOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli

Albania3 days ago

U kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri

Albania5 days ago

Shqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”

UK5 days ago

Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër

Sports3 days ago

Ish-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën

UK1 day ago

Bllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë

Albania3 days ago

Hetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë

UK15 hours ago

Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim

Albania1 day ago

Ironia e një dosje sekrete në Harvard: Amerikanë mbroni Trashëgiminë Ilire, Shqiptarët pas ’90-s e shkatërruan …

UK2 days ago

Bashkimi me euron do të kishte mbuluar koston e NHS-së

Bota2 days ago

Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

Kosova2 days ago

Këta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes

Albania2 days ago

Emigrantët kthehen, por Shqipëria nuk i mban

UK2 days ago

Britania marrëveshje me Angolën dhe Namibinë për kthimin e emigrantëve

Trending