ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Festat e fundvitit, zbuloni 10 filmat më të mirë për t’u parë në atmosferën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri 8 hours ago
“Po luan kartën e kërcënimit bërthamor”, Reuters: Rusia po zhvendos raketa balistike hipersonike në ish-bazën ajrore në Bjellorusi 8 hours ago
Dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus, akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së 8 hours ago
Pesë nga veshjet më ikonike të Mbretëreshës Elizabeth II – nga ekspozita e re mbretërore 8 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 8 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz

Historia e Kosovës me ndeshjet në terren neutral

albnews by albnews
7 March, 2020
in Show - Biz
0
Historia e Kosovës me ndeshjet në terren neutral
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kosova të premten mbrëma e luajti një ndeshje në terren neutral. Për arsye politike, në terren neutral do të luajë të paktën edhe një ndeshje tjetër këtë vit.

Koha.net shikon për historinë e ekipeve sportive të Kosovës me ndeshjet në fushë asnjanëse.

Për arsye politike, përkatësisht për faktin se disa shtete nuk e njohin Kosovën, përfaqësueset dhe ekipet kosovare janë përballur me këtë çështje që nga pranimi në asociacionet ndërkombëtare sportive.

RelatedPosts

Festat e fundvitit, zbuloni 10 filmat më të mirë për t’u parë në atmosferën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri

Pesë gjëra që duhet të hiqni qafe nga shtëpitë tuaja para se të futemi në vitin e ri

Rregulli i 3 sekondave: Arti i heshtjes që ju bën më tërheqës në takimin e parë 

Disa vende nuk kanë pranuar që sportistët kosovarë të garojnë në territorin e tyre. Ka pasur raste tjera kur asociacionet ndërkombëtare sportive kanë vendosur që ndeshjet ku merrte pjesë Kosova të zhvillohen në fushë asnjanëse.

Të premten u takuan futbollistet e Kosovës dhe të Rusisë, në kuadër të eliminatoreve për “Euro 2021”. Ndeshja u luajt në Wiesbaden të Gjermanisë. Konfederata Evropiane e Futbollit (UEFA) në vjeshtë të vitit të kaluar vendosi që Rusia mos të luajë në Prishtinë. Vendimin e arsyetoi me çështje të sigurisë, ndërsa vendosi që në të ardhmen Kosova e Rusia mos të përballen mes vete. Rusia iu bashkua Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës si vendet me të cilat UEFA nuk lejon të takohet Kosova. Dy ndeshjet e futbollisteve u vendos që të luhen në terren neutral. E para u luajt, ndërsa fitore shënoi Rusia me shifrat 5:0.

Ndeshja e dytë, në të cilën Rusia është vendase, duhet të luhet më 9 qershor. Vendi neutral nuk është caktuar ende.

Futbollistët e Kosovës shumë më herët kanë luajtur ndeshje kualifikuese në terren neutral. Ukraina nuk e njeh Kosovën dhe pasaportat kosovare dhe deri më tani nuk ka lejuar sportistët kosovarë të garojnë në këtë vend.

Ndeshja kualifikuese për Botërorin 2018 në mes të Ukrainës dhe Kosovës ishte zhvilluar në Krakow të Polonisë, më 9 tetor të vitit 2016. Fitore me shifrat 3:0 kishte shënuar Ukraina. Nuk ishte lejuar që shifra e tifozëve të arrinte në 1000, nga frika e trazirave në mes të tifozëve. Vendimi ishte i autoriteteve polake. Zyrtarisht në ndeshje ishin 999 shikues. Në atë cikël, Kosova ndeshjet si vendas i luajti në Shkodër, në mungesë të stadiumit.

“Natyrisht që do të donim që ndeshja të luhej në Ukrainë. Do të ishte shumë mirë që politika dhe sporti mos të përzihen”, kishte deklaruar selektori i atëhershëm i Kosovës, Albert Bunjaki.

Image

Përfaqësuesja e futbollit shumë miqësore i ka luajtur në vende të treta, por për arsye të ndryshme, jo të natyrës politike. Së fundi luajti me Suedinë në Doha të Katarit. Më herët kishte luajtur me Shqipërinë në Zvicër e me dy përfaqësuese afrikane në Francë.

Për përfaqësuesen e Kosovës në futboll ndeshjet në terren neutral nuk i takojnë vetëm të kaluarës. Me shumë mundësi ndeshja Moldavi – Kosovë, e paraparë për 3 shtator, do të luhet në një vend të tretë. Moldavia nuk njeh shtetin e Kosovës dhe në federatën e këtij vendi kanë thënë se ndeshjen do ta organizojnë në terren neutral. Te Moldavia kanë thënë se nuk do të luajnë në Kosovë, por UEFA ka bërë të qartë se të gjitha përfaqësueset duhet të luajnë në Kosovë.

“Do të shikojmë për një zgjidhje. Mund të luajmë në Poloni, që më herët ka organizuar ndeshje të Ukrainës me Kosovën. Apo ndoshta në Turqi”, ka thënë nënkryetari i Federatës së Futbollit të Moldavisë, Dragosh Hincu, transmeton Koha.net.

Ndeshja e Moldavisë me Kosovën i takon Ligës së Kombeve të UEFA-s. Kosova e ka në grup edhe Greqinë, që po ashtu nuk njeh shtetësinë e Kosovës. Por qytetarët kosovarë nuk kanë pengesa për të hyrë në Greqi dhe zhvillimi i ndeshjes në këtë vend nuk pritet të jetë problem.

Në basketboll, një ndeshje në mes të Ukrainës e Kosovës ishte luajtur në Lituani. Edhe Sigal Prishtina kishte luajtur në Lituani ndeshje me skuadër nga Ukraina, ndërsa një skuadër tjetër ukrainase ishte pajtuar që dy ndeshjet t’i luajë në Kosovë në vend se ta organizojë njërën në terren neutral.

Në hendboll takime të skuadrave kosovare me ato nga Serbia në kuadër të kupave evropiane ishin luajtur po ashtu në terren neutral, kryesisht në Hungari. Tani takime të tilla nuk lejohen.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Festat e fundvitit, zbuloni 10 filmat më të mirë për t’u parë në atmosferën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri

Festat e fundvitit, zbuloni 10 filmat më të mirë për t’u parë në atmosferën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri

27 December, 2025
“Po luan kartën e kërcënimit bërthamor”, Reuters: Rusia po zhvendos raketa balistike hipersonike në ish-bazën ajrore në Bjellorusi

“Po luan kartën e kërcënimit bërthamor”, Reuters: Rusia po zhvendos raketa balistike hipersonike në ish-bazën ajrore në Bjellorusi

27 December, 2025
Dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus, akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së

Dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus, akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së

27 December, 2025
Pesë nga veshjet më ikonike të Mbretëreshës Elizabeth II – nga ekspozita e re mbretërore

Pesë nga veshjet më ikonike të Mbretëreshës Elizabeth II – nga ekspozita e re mbretërore

27 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result