ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Policia kërkon dy burra të liruar gabimisht nga burgu 2 minutes ago
Sistemi i drejtësisë po dështon – përgjegjësia i takon Lammy-t 6 minutes ago
Titujt e Gazetave në Uk 9 minutes ago
Gjyqtarët konservatorë vënë në pikëpyetje ashpër tarifat e Trump në një seancë dëgjimore me rrezik të lartë 19 minutes ago
“Trashëgimtari i pasurisë së miliarderit Soros gëzon zgjedhjet e Mamdanit me një foto nga apartamenti në katin e fundit” 23 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

Historia e Krishtlindjeve

albnews by albnews
24 December, 2019
in Albania, Bota
0
Historia e Krishtlindjeve
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Festa e Krishtlindjes është një nga kremtimet më të rëndësishme në kalendarin e festave të krishtera.

Ajo kremtohet dhe festohet çdo datë 25 dhjetor dhe në të kujtohet lindja e shpëtimtarit Jezu Krisht. Pas Pashkëve është festa më e rëndësishme për të krishterët.

RelatedPosts

Gjyqtarët konservatorë vënë në pikëpyetje ashpër tarifat e Trump në një seancë dëgjimore me rrezik të lartë

Ekzaltimi mediatik dhe fitorja e komunistit Mamdani

Pse socialisti Mamdani që sfidoi Trump, nuk mund të bëhet kurrë president i SHBA?

Ditëlindja e Krishtit (24-25 dhjetori) është thjesht simbolike dhe nuk është menduar të jetë data e vërtetë e lindjes se Tij.

Rëndësia e ditës së Krishtlindjes nisi të rritet dalëngadalë pas kurorëzimit të Karlit të Madh në vitin 800, ditën e Krishtlindjes.

Sot dita e Krishtlindjes kremtohet me shfaqjen e skenës së lindjes së Krishtit, pemën e Krishtlindjes, shkëmbimin e dhuratave dhe kartolinave, familjen e bashkuar dhe ardhjen e Shën Nikollës apo Plakut të Vitit të Ri në prag të Krishtlindjes apo mëngjesin e Krishtlindjes.

Por, përveç anës  spirituale dhe fetare, festa e Krishtlindjes vjen në mbarë botën si një nga festat  më të bukura dhe më të pëlqyera nga të gjithë.

Përgatitjet  për këtë festë nisin javë përpara se vigjilja e 25 dhjetorit të shënojë edhe kulmin e festimeve.

Dhurata, ushqime të shumëllojshme, e gjithë familja e mbledhur rreth tavolinës duke ndarë urime dhe mesazhet për vit më të mbarë e më të mirë. Megjithatë, bota katolike dhe ajo ortodokse duket se kanë disa ndryshime sa i përket riteve fetare. Besimtarët katolikë festojnë vigjiljen e Krishtlindjes gjatë mbrëmjes së datës 24 dhjetor, ndërsa sa i përket besimtarëve ortodoksë ceremonia zhvillohet gjatë paradites së datës 25 dhjetor. 

Pema e Krishtlindjes ka një histori dhe  është një prani fikse në ditën e Krishtlindjes.

Si lindi tradita e zbukurimit të pemës së Krishtlindjes dhe cilët janë llojet e pemëve që përdoren, sa pemë shiten, cilët janë pemët më të larta, më të famshme në botë?

Duket se pema e parë e Krishtlindjes është përdorur në Letoni rreth vitit 1500. Por, vetëm në vitin 1841 princi Albert, bashkëshorti i Viktorias, futi në Angli zakonin e përdorimit të pemës së Krishtlindjes si zbukurim.

Duke parë përdorimin e madh të këtij elementi dekorativ, ekzistojnë “ferma” të tëra, të cilat kultivojnë pemët e destinuara posaçërisht për festën e Krishtlindjes.

Kompania e parë e këtij lloji u krijuan në vitin 1901 në SHBA. Por, për çdo pemë të prerë, kultivohen mesatarisht tre të tjera. Pothuajse një milion pemë Krishtlindjesh hidhen në plehra çdo vit vetëm në Londër. As 10% nuk riciklohet.

Përdorimi i pemës së Krishtlindjes me dritat elektrike ishte një ide e Edward Johnson në vitin 1882, që ishte asistent i Thomas Edison.

Për sa i përket lartësisë, pema e Krishtlindjes më e lartë në botë është ajo e Vatikanit, në sheshin e Shën Pjetrit, me një gjatësi prej 30 metra.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Policia kërkon dy burra të liruar gabimisht nga burgu

Policia kërkon dy burra të liruar gabimisht nga burgu

6 November, 2025
Sistemi i drejtësisë po dështon – përgjegjësia i takon Lammy-t

Sistemi i drejtësisë po dështon – përgjegjësia i takon Lammy-t

6 November, 2025
Titujt e Gazetave në Uk

Titujt e Gazetave në Uk

6 November, 2025
Gjyqtarët konservatorë vënë në pikëpyetje ashpër tarifat e Trump në një seancë dëgjimore me rrezik të lartë

Gjyqtarët konservatorë vënë në pikëpyetje ashpër tarifat e Trump në një seancë dëgjimore me rrezik të lartë

6 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result