Historia e publicistit dhe intelektualit shqiptar që humbi jetën nga Covid-19

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Ne nuk kemi frikë”! Ironia e fatit deshi që botimi me këtë titull të ishte i fundit për inxhinierin, autorin, përkthyesin, publicistin dhe intelektualin e njohur shqiptar Ilir Hashorva. Ai shkruante për të keqen e madhe që sot ka pushtuar botën, dhe pikërisht humbi jetën prej Covid-19 në moshën 71-vjeçare në Nju Jork.

“Deri ditën që është sëmurë ka botuar artikull., dhe një që më ka lënë mbresë, intervistat që bënin gazetarët këtu, i pyeste a keni frikë, u thoshte nuk kam frikë, dhe ky ishte titulli i këtij artikulli: nuk kam frikë”, tregon Flutura Hashorva, kushërisë e Ilir Hashorvës.

Në refleksionin e tij, profesor Hashorva godiste mentalitetin primitiv të masës, që mendonte se sfidonte virusin jo përmes vetë-disiplinimit, por përmes mendësive të prapambetura të llojit: “nuk vjen virusi në qytetin tim” apo virusi është X dhe Y politikan. “Shtysa për tu dukur hero, trim, edhe kur nuk është nevoja, për ne është gjithçka”, shkruante Hashorva

Në shkrimin e tij të fundit “ne nuk kemi frikë”, ndoshta ai e ka parandjerë se edhe vetë do të luftonte me virusin vdekjeprurës, por mbase kurrë nuk do ta kishte menduar se do ta humbiste luftën.

Hashorva nuk vuante nga sëmundje shoqëruese dhe kishte pasur një jetë të shëndetshme. Ai nuk arriti të japë amanetet e fundit.

“Ilir nuk ka lënë amante se ishte në gjende shumë të mirë, amanetin e kishte vetëm te librat”, tregon Flutura Hashorva, kushërisë e Ilir Hashorvës.

Share This Article